Ancelotti: Ronaldo s'ka nevojë për pushim

28.03.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është i gatshëm që të luajë ndaj Rayo Vallecanos të shtunën.

Raporte të ndryshme kanë qarkulluar nëpër media spanjolle se Ronaldo po vuan nga një problem në gju dhe kjo ka shkaktuar rënien e tij nga forma, por si duket kjo nuk është problem për Ancelottin.

"Cristiano ka stërvitur normalisht, nuk mendoj se kjo ka prekur formën e tij dhe ai do të luajë nesër. Nuk shtë problem".

"Ne kemi menduar për ta pushuar atë, por problemi është menaxhuar dhe ai është me shumë besim. Nëse gjërat nuk përmirëzohen, atëherë ne do t'i japim atij një pushim. është problem i vogël", ka deklaruar Carlito.

Drejtori Sylejmani ka akuzuar media të caktuara amatere lokale për keq-informim të qytetarëve

Kthehu mbrapa

Shto koment