Ancelotti: Messi na ndëshkoi

24.03.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se skuadra e tij pagoi për gabimet e tyre, veçanërisht për shkak të një loje inspiruese nga Lionel Messi.

Pas një goli të Iniestas dhe dy golave të Karim Benzema, Messi shënoi golin e barazimit 2-2 për Barcelonën në fund të pjesës së parë. Por Cristiano Ronaldo riktheu avantazhin për Real Madridin pas një penalti kontroverse 10 minuta në pjesën e dytë.

Më pas Messi sërish doli në skenë, duke shënuar dy herë nga penaltia, dhe duke thyer rekordin e Alfredo Di Stefanos për më së shumti gola të shënuar në ndeshjet El Clasico.

Ramos dhe Ronaldo kritikuan gjyqtarin Alberto Undiano pas ndeshjes, por Ancelotti ishte më i kujdesshëm duke marrë përsipër gabimet e skuadrës së tij.

“Është vështirë për mua të komentoj vendimet e gjyqtarit. Është e vërtetë se Messi shënoi tre golat, por çdo gabim kundër një lojtari të kualitetit të tij gjithmonë do t’ju lëndojë”.

“Ne kemi edhe nëntë ndeshje të mbetura. Do të jetë intensive. Çdo ndeshje do të jetë vendimtare”, ka thënë Ancelotti

Kthehu mbrapa

Shto koment