Ancelotti kërkon Verrattin te Reali

10.03.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka ringjallu interesimin për të nënshkruar me Marco Verrattin nga Paris Saint Germain.

 

Ancelotti e vlerëson Verrattin si lojtarin e ri më të mirë italian dhe kishte punuar me të në Paris sezonin e kaluar.

Tuttomercatoweb shkruan se Reali kishte filluar ta ndërtojë rrugën për ta sjellë Verrattin në Madrid qysh verën e kaluar dhe është inkurajuar nga lajmet se PSG është duke tentuar të rinovojë marrëveshjen aktuale me lojtarin.

Verratti deri tash ka qenë ngurrues të mendojë për negociata, duke i hapur derën kështu Realit të bëjë një ofertë për të.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment