Alonso: Duhet ta fitojmë LK-në

28.03.2013 (komentet: 0)

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka deklaruar se Los Blancos duhet që patjetër ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Me La Ligan tashmë në dorë të Barcelonës, Real Madridit nuk i ka mbetur asgjë pos që të përkushtohet më shumë në Ligën e Kampionëve dhe një vullnet të tillë të qartë ka treguar Xabi Alonso, i cili shpreh domosdoshmërinë e fitimit të trofeut.

“Këtu te Reali të gjithë mezi presim ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi duam që të shkojmë në finale dhe duhet që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Xabi për faqen zyrtare të klubit.

Kthehu mbrapa

Shto koment