Alonso: Clasico nuk e vendos titullin

16.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, beson se ndeshja e 23 marsit ndaj Barcelonës nuk do ta vendosë titullin e La Ligas.

Los Blancos kanë katër pikë më shumë se Barcelona (pas ndeshjes ndaj Osasunas), ndërsa futbollisti spanjoll thotë se secila ndeshja ka rëndësi të njëjtë për Mbretërit.

“Clasico nuk do të jetë vendimtar, por do të jetë shumë i rëndësishëm. Çdo ndeshje është fondamentale për ne”.

“Ne kemi avantazh pikësh dhe nuk duam të rrëshqasim, nga tash e tutje duhet t’i qasemi secilës ndeshje sikur të ishte e fundit”, ka thënë Alonso për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

 /E.Smerqaku/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment