Alba: Kritikët ia duan të keqen Barcës

28.02.2014 (komentet: 0)

Jordi Alba thotë se kritikat e ashpra ndaj Barcelonës janë vetëm sa për ta dëmtuar imazhin e klubit.

Katalanasit kanë ngecur ndaj Real Madridit në garën për titullin e La Ligas, edhe pse vetëm me tre pikë, por kanë arritur në finale të Kupës së Mbretit dhe kanë krijuar një avantazh 2-0 ndaj Manchester Cityt në sfidën e 16-shes së fundit të Ligës së Kampionëve.

Dhe, mbrojtësi i majtë i Blaugranëve mendon se të gjithë ata që e kritikojnë klubin, nuk ia duan të mirën.

“Kritikat po vijnë nga njerëzit jashtë klubit të cilët duan të na dëmtojnë. Ato janë të kota, nuk janë aspak objektive”.

“Këto ditë, shumë gjëra të tmerrshme janë thënë, por skuadra është e qetë për këtë”.

“Ne po ia dalim mirë në të tre garat dhe dalim në fushë për të fituar secilën ndeshje. Është e rëndësishme që të tre garat varen nga ne. Ne duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë 24-vjeçari. 

Përgaditi: E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment