Alba: Do ta eleminojmë PSG-në

17.03.2013 (komentet: 0)

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se ky short i duket shumë i mirë dhe lehtë i kapërcyeshëm, megjithëse nuk do të nënvlerësojë PSG-në.

“PSG janë padyshim kundërshtarë të denjë mirëpo shorti më duket shumë i mirë mua. Kemi mësuar shumë nga raundi i fundit ndaj Milanit dhe duhet të përmirësojmë gabimet tona për ndeshjet e radhës”.

“Ne do të mundohemi të fitojmë dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale. PSG janë një skuadër e cila është shumë e fortë në mbrojtje dhe kanë sulmues cilësorë. Ata kanë futbollist si Lucas, Silva, Lavezzi, Ibrahimovic e tani Beckham. Jemi skuadra shumë të ndryshme”, deklaroi spanjolli.

Kthehu mbrapa

Shto koment