Aguero: Unë dhe Suarez jemi sikur Messi

05.04.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, thotë se ai dhe Luis Suarez janë dy Messit e Ligës Premier.

Argjentinasi është fans i madh i Messit dhe po ashtu edhe i Suarezit, që po ndihmon Liverpoolin në luftën për titullin historik.

"Unë do të thosha se në vend të Messit dhe Ronaldos, ne të dy jemi sikur Messi".

"Ne të dy jemi Messi. Unë mendoj se kjo për shkak se jam argjentinas dhe për shkak se Luis është latino-amerikan dhe pëlqen që të driblojë. Pse të mos jemi të dy sikur Messi?", tha Aguero. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment