Agjenti i Mourinhos, takohet me presidentin e PSG-s.

18.03.2013 (komentet: 0)

Përfaqësuesi i Jose Mourinhos, Jorge Mendes, ka mbajtur një takim me krerët e Paris Saint-Germainit, raportojnë mediat franceze.

Vazhdojnë spekulimet se strategu portugez do të largohet nga Bernabeu gjatë verës që vjen, pavarësisht se si do të përfundojë sezoni për Mbretërit.

Sipas Mercato365, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, thuhet të jetë takuar me Mendes në Paris për të diskutuar mundësinë e kalimit të 50-vjeçarit në Parc de Princes.

Los Blancos nuk janë në garë për titullin e La Ligas, mirëpo në javët e fundit eliminuan Barcelonën nga Kupa e Mbretit dhe Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve (po ashtu e mposhtën Barcën edhe në La Liga).

Kthehu mbrapa

Shto koment