Agjenti: 80% Mourinho menaxher i Chelseat

04.05.2013 (komentet: 0)

Agjenti i trajneri të Real Madridit, Jose Mourinho, ka zbuluar se sipas të gjitha gjasave strategu portugez do ta drejtojë Chelsean sezonin e ardhshëm.

Mourinho ka kohë që përfolet për një rikthim në Chelsea dhe deklarata e tij pas eliminimit nga Dortmundi ka qartësuar edhe më tej pozicionin e tij, e që është largimi nga Bernabeu.

Tani është agjenti i tij Jorge Mendes ai që ka dhënë indikacionin më të fortë për klubin e ardhshëm të Mourinhos.

“Pas ndeshjes ndaj Dortmundit ai ka folur me gazetarët dhe ishte shumë i qartë kur tha se ai dëshiron të largohet dhe me 80 % të gjasave unë them se Chelsea do të jetë klubi i tij i ardhshëm”.

“Tifozët e Chelseat e adhurojnë Mourinhon, ata e duan atë”, ka potencuar Mendes për Radio Mana Mana Sport.

Kthehu mbrapa

Shto koment