Agger i lumtur te Liverpooli

14.03.2014 (komentet: 0)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dan Agger, thotë se ai është i lumtur në Anfield pavarësisht se u zëvendësua nga trajneri dy javë më parë në ndeshjen ndaj Swansea.

Por Ager luajti 90 minuta të plota në ndeshjen tjetër ndaj Southampton dhe është i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të skuadrës së tij.

“Nuk kishte motivim shtesë. Unë gjithmonë jam i motivuar kur jam në fushë”.

“A fola me menaxherin për shkak të zëvendësimit kundër Swansea? Jo. Ky është futbolli dhe ju mësoheni me këtë”.

“Porta e pastër ndaj Southampton ishte një hap i mirë – jo vetëm për mua, por për gjithë ekipin. Rezultati i dha një shtytje secilit dhe tash ne përgatitemi të përballemi me Manchester United”, ka thënë danezi. 

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment