Afrohet Roma

02.04.2014 (komentet: 0)

Me rezultat 4-2, Roma e ka mposhtur Parman në ndeshjen e mbetur të Serie A, e cila u zhvillua në Stadio Olimpico.

Gervinho e hapi serinë e golave (12’), ndërsa Afriyie Acquah shumë shpejt e barazoi rezultatin (15’).

Francesco Totti riktheu epërsinë e vendasve (16’) dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në fillim të gjysmës së dytë (49’), Miralem Pjanic shënoi edhe golin e tretë, ndërkaq Rodrigo Taddei e vulosi fitoren (82’).

Mysafirët arritën të shënonin edhe një gol në minutat shtesë. Realizues ishte Jonathan Biabiany.

Shtatë javë pa përfunduar kampionati, Roma gjendet tetë pikë prapa Juventusit.

Kthehu mbrapa

Shto koment