Adnani më i shtrenjtë se Messi e Ronaldo!

07.05.2014 (komentet: 0)

Superioritetin e Adnan Januzajt e ka përforcuar edhe një tjetër fakt, që e ka treguar menaxheri i futbollistit të Manchester Unitedit, Dirk De Vriese. Ai ka bërë të ditur se futbollisti kosovar paguhet më shumë sesa yjet e futbollit botëror, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.


 

Në fakt, argjentinasi e portugezi aktualisht paguhen dukshëm më shumë sesa Januzaj, por të dy ata kanë marrë pagë më të vogël kur ishin 18 vjeç, sesa që merr tani talenti kosovar, në të njëjtën moshë.

 “Unë vetëm mund të them se Januzaj është futbollisti i ri më i paguar në botë. Në moshën 18 vjeç, ai kishte kontratë më të mirë sesa Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët paguheshin më pak në atë moshë. Andaj, unë jam krenar”, ka deklaruar Dirk De Vriese për “Sport/Voetbalmagazine”.

Ai ka zbuluar edhe diçka tjetër. “Shumë klubet janë të interesuara për Januzajn, veçmas PSG. Pakë  minuta para se ta nënshkruanim vazhdimin e kontratës me Manchester Unitedit, një përfaqësues i presidentit nga Katari na ofroi ne një kontratë të jashtëzakonshme. Ata ishin në gjendje të bënin gjithçka”, ka theksuar ai

Kthehu mbrapa

Shto koment