“Adidas” prezanton topin e ri të Ligës së Kampionëve (Foto)

03.09.2014 (komentet: 0)

Kompania e njohur “Adidas” të mërkurën ka zbuluar topin zyrtar të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri 2014/2015.

Topi “Adidas Finale 14” u shpall zyrtarisht si topi që do të përdoret në fushën e futbollit në të gjitha fazat e grupit të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në Evropë.

Me dizajnin tepër të veçantë që shoqëron topin e futbollit në këtë sezon, “Adidas”, është edhe njëherë një hap para konkurrentëve të saj, duke thyer të gjithë kufijtë e normales në fushë.

Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve, topi i futbollit që përfaqëson ndeshjet e kompeticionit, ka një dizajn të ndryshëm në dy anët e tij, duke bërë të mundur evidentimin e qartë të pjesës së majtë dhe asaj të djathtë.

Ndërkohë që dizajni i përgjithshëm vazhdon të jetë uniformë, panelet në formë yjesh me sfond te zi klasik te “Adidas” përbëhen nga kombinime te ndryshme te ngjyrave te kuqe dhe te verdhe fosforeshente ne te dy faqet e topit.

 

Qasja e dyfishtë përfaqëson rivalitetetin midis ekipeve garuese në turneun e këtij viti dhe nxjerrë më tepër në pah momentin e parë të impaktit mes dy ekipeve, kur ata do të takohen me njëri-tjetrin në fushën e lojës.

Kthehu mbrapa

Shto koment