Adem Lajiqi: Refuzon këndimin e hymnit serb, largohet nga reprezentacioni

29.05.2012 (komentet: 0)

Nëse nuk e rrespektoj vetveten, nuk pres me më rrepektu askush

Nëse nuk e rrespektoj vetveten, nuk pres me më rrepektu askush, ka deklaruar Adem Lajiqi Futbollisti i Fiorentinës Adem Lajiiq (Lajqi) i lindur dhe rritur në Pazarin e Ri, Sanxhak, ia bëri me dije opinionit serb dhe atij boshnjak, se për te hymni serb është i huaj.

 

Me këtë rast ai ua bëri me dije opinionit të gjërë e edhe atij shqiptar se sanxhakljinjët  e përkatësisë myslimane nuk janë serb, sepse  disa herë jo vetëm këtë futbollist por edhe sportistët tjerë nga Sanxhaku siç është rasti me boksierin me famë botërore Marko Huk (Muhamer Hukiq nga fshati Uglla , Peshter) në TV shqiptare e quajnë serb, çka nuk ka të bëjë me realtetin.

"Selektori ka zhvilluar dje një takim me Adem  Ljajiqin (Lajqin). Pas marrjes së informacionit se Ljajiq për shkak të  qëndrimemve të tija personale nuk ka kënduar himnin e Serbisë dhe se nuk do të ketë ndryshime në qëndrimin e tij, Sinisha Mihajloviq i ka thënë lojtarit që të kthehet në shtëpi,"u  tha  në një deklaratë federatës  të Futbollit serb.

Në federatën kombëtare serbe thuhet se  Ljajiq nuk është larguar  përgjithmonë nga ekipi dhe se do ta kthej nëse ai dryshon qëndrimin e tij posa ta njofton selektorin, sepse ai është në formë të mirë dhe është duke luajtur mirë, gjë që ka merituar thirrjen.

"Federat e futbollit serb qyshë me rastin e promovimit të Sinisa Mihajloviq do t'i japë atij mbështetjen në rrugë për krijimin e rregullave të reja të sjelljes në reprezentaciont 'A', të cilën e bënë edhe në këtë rast. Këndiimi i hymnit seb në prag të lojrave një nga pikat e marrëveshjes dhe Ljajiç me anë të nënshkrimit ka   pranuar me të gjitha dispozitat, të cilat të shtunën në prag të lojës me Spanjën nuk e ka  bërë, "thuet në FSF.

Kthehu mbrapa

Shto koment