Adem Lajiq refuzon ta këndojë himnin e Serbisë [video]

30.03.2015 (komentet: 0)

 

 

Futbollisti i Romës, nga Sanxhaku I N. Payarit ka vazhduar ta mbaj; q;ndrimin e vet  për të cilën herën e parë ishte përjashtuar nga Kombëtarja e Serbisë.

 

Futbollisti mysliman i Sanxhakut, familja e tij me prejardhje nga Dugopolana me vendbanim në N. Pazar, mbrëmë, gjatë ndeshjes kundër  Portugalisë ka refuzuar ta këndojë himnin e Serbisë.

Ai më parë ishte përjashtuar nga Kombëtarja serbe për shkak se nuk e kishte kënduar himnin.

Përjashtimin e tij e kishte bërë përzgjedhësi i atëhershëm i Serbisë, Sinjisha Mihajlloviq, por, siç njofton sot mediat në Serbi dhe Sanxhak ( të cilat nuk e fshehin përkrahjen ), përzgjedhësin aktual të Serbisë, Radovan Çurçiqit, kjo nuk i kishte penguar dhe e ka ndërmarrë asgjë dhe ka  lënë lojtarin në fushë.

Nuk ka ndonjë rregullore në Kombëtaren e Serbisë që i detyron lojtarët që të këndojnë himinin.

“Nëse 40,000 veta e këndojnë himnin, nuk e di pse edhe futbollistët nuk do ta këndonin atë”, ka thënë atëkohë Mihajlloviq.

“Që i vogël kam luajtur për reprezentacionin e vendit tim, në kategorinë e juniorëve dhe askush nuk më ka kërkuar që ta këndoj himnin. Serbia është vend edhe për ne myslimanët. Nëse ky është kushti, me siguri se nuk do të luaj më për Kombëtaren e Serbisë”, i ishte përgjigjur atëkohë Ljajiq, I cili deklaron se kurrë nuk do ta këndoj himin serb.

 

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment