Kroos pasoi sa e gjithë skuadra e Arsenalit

20.02.2014 (komentet: 0)

Toni Kroos bëri një performancë klasi në takimin e mbrëmshëm ndaj Arsenalit.

Mesfushori i Bayern Munich do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe tashmë ka joshur një varg klubesh të huaja, përfshirë edhe Manchtester United.

Dhe, për të shtuar edhe më shumë interesimin për të, ai bëri njërën prej performacave më të mira të tij, për të ndihmuar Bayhernin të mposhtë Arsenalin 2-0 në Emirates Stadium.

Kroos shënoi golin e parë të takimit, ndërsa pati edhe disa raste të tjera shënimi.

Por statistika më mahnitëse është se ai kompletoi 147 pasime në ndeshje, që është vetëm 11 më pak se numri i pasimeve që realizuan të gjithë lojtarët e Arsenalit së bashku (158 pasime gjithsej).

Punoi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment