GJERMANIA GJUNJËZOI GREQINË

23.06.2012 (komentet: 0)

Gjermania është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Euro 2012. Gjermanët, të premten në mbrëmje, në “PGE Arena” në Gdansk të Polonisë kanë gjunjëzuar Greqinë, me rezultat 4:2, duke e prerë biletën për në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij Evro...

Skuadra e Joakim Lëvit e ka vazhduar serinë e suksesshme në duelet me grekët, duke shënuar fitoren e nëntë në po aq takime të zhvilluara. Grekët rezistuan deri në minutën e 39-të, por mbrojtjen e ngjeshur të tyre e theu kapiteni Filip Lahm, me një goditje të furishme. Edhe pas pësimit të këtij goli grekët vazhduan me lojë të njëjtë, duke rrezikuar portën kundërshtare nëpërmjet kundërsulmeve. Pikërisht nga një aksion i tillë grekët arritën të barazojnë përkohësisht shifrat, me golin e shënuar nga Samaras, në minutën e 55-të, kur shënoi nga afërsia pas asistimit të Salpingidisit. Megjithatë, ky gol vetëm sa i nxiti gjermanët për të filluar serinë e tyre. Epërsinë e gjermanëve e riktheu Khedira, në minutën e 61-të, me një goditje të fuqishme nga brendësia e zonës pas harkimit të Boatengut nga krahu i djathtë. Shtatë minuta më vonë shënoi Miroslav Klose, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Podolskit. Për golin e katërt të gjermanëve u përkujdes Marko Rojs, në minutën e 74-t, kur shfrytëzoi topin e dëbuar nga portieri Safikis pas goditjes së Kloses. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e vulosi Salpingidis në minutën e 88-të nga pika e bardhë, pasi më herët Boateng luajti me dorë brenda zonës. Gjermania në gjysmëfinale do të ballafaqohet me skuadrën fituese të ndeshjes Angli-Itali.

Kthehu mbrapa

Shto koment