Zyrtare: Hoffman vdiq nga mbidoza

01.03.2014 (komentet: 0)

Philip Seymour Hoffman ka vdekur si pasojë e mbidozimit me kombinimin e heroinës, kokainës, amfetaminës dhe benzodiazepinave.

Zyrtare: Hoffman vdiq nga mbidoza

Aktori fitues i Oskarit u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në New York me 2 shkurt, ndërsa mbante një shiringë në dorë.

Edhe para se të vdiste, Hoffman ka luftuar me vartësinë dhe abuzimet nga substancat narkotike dhe barnat.

Para disa vitesh, ai pati deklaruar se ka dalë fitues kundër këtyre shprehive të këqija, por kjo në fund nuk rezultoi e vërtetë.

CNN ka publikuar rezultatet e patologut, sipas të cilave aktori ka vdekur nga mbidoza e disa llojeve të drogave dhe barnave. 

Pergaditi: Isa Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment