Zeppelin të publikojnë këngë të padëgjuara

14.03.2014 (komentet: 0)

Led Zeppelin pritet të publikojnë disa nga këngët e incizuara shumë më herët por të papublikuara deri tash.

 

Grupi ka hapur arkivin e dhjetëra incizimeve të mëhershme të padëgjuara më parë, për të nxjerrë disa këngë të cilat u janë bashkuar si disqe të ndara tre albumeve të tyre të ripërpunuara, “Led Zeppelin”, “Led Zeppelin II”, dhe “Led Zeppelin III”, që do të lansohen më 3 qershor.

“Materiali në disqet shoqëruese prezanton një portal të kohës së incizimeve të Led Zeppelin”.

“Është një përzgjedhje e punëve që kemi qenë duke bërë si miksime të vrazhda, këngë përkrahëse, versione dytësore, dhe materiale të reja të incizuara në atë kohë”, ka thënë kitaristi i grupit, Jimmy Page. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment