Zanfina Ismaili është single?

16.03.2014 (komentet: 0)

Këngëtarja Zanfina Ismaili duket se ka pësuar një ndryshim të madh në jetë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila tash e sa kohë ka qenë në lidhje të dashurie, duket se tani është e vetmuar.

Zanfina është kujdesur vazhdimisht që të mos diskutohet nëpër media për jetën e saj private dhe tani është vet ajo që ka konfirmuar me një foto në Instagram se është ‘single’.

Këngëtarja besohe se është në përgatitje të projekteve të reja dhe mbetet të shihet sa do të ndikojë ndarja në gjendjen e saj emocionale dhe në karrierën e saj.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment