Xhenana Azizi

05.04.2013 (komentet: 0)

Nuk është me rëndësi se çfarë sjellin trendet botërore për të. Atëherë kur diçka i pëlqen, Xhenana Azizi ia bashkangjet gardërobës së saj.

E pasionuar pas këpucëve dhe aksesorëve të ndryshëm, e veçanërisht syzeve, ajo shpesh joshet nga vitrinat e shitjes ku ndodhen këto lloj produkte, duke mos u mërzitur në këto raste as për shpenzimet e shumta.

Primare është që ajo të duket e përsosur, siç edhe thotë, ndërsa inspirimin për stilin e saj pohon ta gjejë tek shijet personale. Prishtina dhe Shkupi janë qytetet ku Xhenana e gjen gardërobën që asaj më së miri i përgjigjet.

]http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=5&LajmID=3532

Kthehu mbrapa

Shto koment