Winslet bëhet me yll në Hollywood

18.03.2014 (komentet: 0)

Emri i Kate Winslet do të përmendet për shumë vite të ardhshme, pasi aktorja britanike ka fituar njërin prej çmimeve më të mëdha të Hollywoodit.

Aktorja ka fituar yllin e 2,520-të në Hollywood Walk of Fame gjatë të hënës. Kjo ishte paraqitja e parë publike për Winslet që kur ajo lindi djalin Bear, vetëm tre muaj më parë.


Por trupi i saj pas lindjes ishte për t’u admiruar, derisa ajo u shfaq me një fustan të zi, të ngjitur për trupi, që tregonte formën e saj të dëshiruar trupore.


“Jam krejtësisht e pushtuar nga numri i njerëzve që janë sot këtu. Sinqerisht nuk e kisha idenë se do të jetë një ngjarje kaq mirë e përcjellë, veçanërisht pas tërmetit këtë mëngjes, që në të vërtetë më tmerroi mua goxha”, ka thënë ajo me rastin e ceremonisë.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment