Vjollca Llapashtica disenjatorja e një dasme përrallore

31.10.2017 (komentet: 0)

 

Diçka edhe më fantastike dhe shumë madhështore ceremoninë dhe komplet dasmën e modeles  Alba Hoti, e cila është martuar me Milot Nuren, organizatorin i disa nga emisioneve në RTV 21, e kanë bërë edhe katër vellot e saja që i ka njëra pas tjetrës.  

 

Më konkretisht, për këto katër vello është përkujdesur disenjatorja jone Vjollca Llapashtica. Kjo e fundit, na jep detaje të shkurtra se si janë punuar këto vello e cila thotë:

“Njërën ndër vellot e kam quajtur “vello përrallore”.  Në të  kam punuar tre muaj punë dore dhe janë hy 300 metra material, ndërsa vello e dytë me 250 metra material me pupla, dhe dy vellot tjera të cilat i ka veshur Alba gjatë shkuarjes dhe kthimit në hotel dhe shtëpi”.

Vjollca tregon se për Alben, nga atelieja e saj janë punuar edhe disa fustane të rëndë nusërie, e të cilët sa për foto janë veshur nga modelja Diana Avdiu dhe Agnesa Vuthaj,  shoqe dhe vetë Vjollca.  

Për më shumë shikoni foto e bashkangjitura. 

Kthehu mbrapa

Shto koment