Videoklip promovues për resortin më luksoz meksikan me kreacionet e Vjollca Llapshticës (VIDEO/FOTO)
01.08.2016 (komentet: 0)
Ne videoklipin promovues, të resortit “Secrets”, i cili është shfaqur nëpër të gjithë agjensitë turistike të shtetit meksikan, është realizuar me kreacionet e dizajneres Vjollca Llapashtica.
Fustanat janë punuar ekskluzivisht për këtë videoklip dhe janë shumë elegant që ju përshtatet natyrës së resorit dhe natyrës së vajzës e cila i ka veshur.
Për Gazetatribuna.com Vjollca ka thënë se në vazhdimësi bashkëpunon me shtete të ndryshme të Evropës dhe botës si për videoklipe ashtu edhe për festivale, revista të modës, albume e shumë fotosesione.
Për më shumë detaje ndiqni videoklipin të bashkangjitur me disa foto. /Gazeta Tribuna/
Shto koment