Tuna qejf në Xhamajka, puthet nga delfinët

29.03.2014 (komentet: 0)

Altuna Sejdiu duket se po i shijon maksimum pushimet ekzotike në krah të të dashurit të saj, reperit Cozman.

Pasi i dha fund edicionit të “X Factor”, ku doli fituese për të dytin vit radhazi me Ergin,këngëtarja shkupjane ka shijuar disa ditë pushime shumë larg vendlindjes së saj, në Xhamajka.

Megjithatë ajo ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të qëndruar “afër” fansave të saj, duke postuar fotografi të shumta.

“Larg kaosit artistik, ku nuk ekziston dashuria e rrejshme, ngacmimi mediatik, shpifjet që vlejnë sa letra e tualetit, mungesa e etikës... Megjithatë, nganjëherë më ka munguar jeta ime me gjithë zemërimin”, kishte shkruar këngëtarja ditë më parë.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment