Tuna konfirmon largimin nga X Factor

01.03.2014 (komentet: 0)

Superylli shqiptar, Tuna, ka konfirmuar se ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të talentëve të këndimit, X Factor.

Tuna konfirmon largimin nga X Factor

Superylli shqiptar, Tuna, ka konfirmuar se ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të talentëve të këndimit, X Factor.

Ishte raportuar ditë më parë se Tuna është larguar nga X Factor, ndërsa tani këto zër konfirmohen nga vet këngëtarja.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, këngëtarja ka shkruar një mesazh emocionus, duke thënë se lamtumirat janë të vështira për të.

Ajo ka përshkruar secilin antar veç e veç duke falënderuar për kontributin dhe për çastet e mira të kaluara.

Tuna e lë spektaklin X Factor si mbretëreshë e këtij formati me dy fitore të mëdha të realizuara në dy edicionet e fundit me Arilenën dhe Ergin.

Pergaditi: I.Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment