"Top Models of the World" në Industry Club

13.03.2014 (komentet: 0)

Kjo fundjavë do të jetë shumë nxehtë në Industry Club ku “Best Models” dhe “S&M Moda ” do të organizojnë spektaklin “Top Model of the World Albania & Kosovo”.

Kjo ngjarje është një konkurs ndërkombëtar mode ku konkurrojnë vajza nga Shqipëria dhe Kosova. Spektakli do të nxjerrë dy fituese, të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën ne eventin e madh botëror "Top Model of the World".

Finalja e madhe e këtij spektakli do të mbahet në El Gouna të Egjiptit me 11 prill 2014, ku do të garojnë vajza nga 80 shtete të botës.

Producentë të këtij konkursi janë Dashnor Asllani dhe Stella Matoshi. I gjithë spektakli do të mbahet të shtunën me 15 Mars 2014 në klubin “Industri-ks” në Prishtine duke filluar nga ora 21:00.

Në skenën e këtij eventi do të performojnë edhe shumë këngëtarë, nga më të kërkuarit e estradës. Aty do të jenë Mentor Haziri, Vedat Ademi, Adelina Berisha, Ronela Hajati, Sofia Çartani, Xhejsi Jorgaqi, Dj Gramof, Grupi Fama, Nora Muqaj, Arber Zeka, Baboo Darabuka, Artiola Asllani, A.K.V. Kastriotët.

Hyrja do të jetë vetëm 5 euro për meshkuj dhe 2 euro për femra. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment