Tony Parker bëhet baba

02.05.2014 (komentet: 0)

Ish-bashkëshorti i aktores Eva Longoria, Tony Parker, është bërë baba.

 

Basketbollisti i NBA dhe e fejuara e tij Axelle Francine kanë mirëpritur një djalë – fëmijën e parë të tyre – gjatë të mërkurës dhe ia kanë lënë emrin Josh.

Josh erdhi në jetë vetëm disa orë para se Tony të ndihmojë ekipin e tij San Antonio Spurs të mposhtë Dallas Mavericks.

“Ishte e çmendur, pasi ndodhi mbrëmë vonë. Nuk fjeta. Në fakt nuk kam fjetur gjithë natën dhe vetëm luajta nën adrenalinë sot. Jam shumë i lumtur për momentin”, ka thënë Toni për AP. 

/Kokaj/net/

Kthehu mbrapa

Shto koment