Tejekspozohet Rihanna

22.03.2014 (komentet: 0)

Kur vjen puna te moda, pak njerëz zbulojnë barkun aq shumë sa Rihanna. Pavarësisht se ku paraqitet ajo, në skenë apo në rrugë, këngëtarja 26 vjeçare tërheq vëmendje të madhe me zgjedhjet e rrobave të saja.

Kështu ndodhi edhe të enjten mbrëma kur ajo doli në restorantin e saj të preferuar “Giorgio Baldi”, gjatë së cilës mbrëmje Rihanna kishte zgjedhur një fustan të tejdukshëm me një palë të brendshme të shndritshme ngjyrë rozë.

Zgjedhja e të brendshmeve sigurisht ishte bërë për të tërhequr vëmendjen e publikut, bazuar në ngjyrën e tyre, pasi shumë lehtë do të kishte mundur të vishte të brendshme të zeza dhe të mos binte në sy.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment