Të shtunën, High 2 nga Babastars

03.04.2014 (komentet: 0)

Hip hop 'labeli' shqiptar, Babastars, do të publikojë videoklipin e ri jo më larg se të shtunën, e bëhet fjalë për vazhdimin e hitit "High" në "High 2".

Ka kohë që antarët e Babastars, reperët Geti, Agoni, Skivi, Onati dhe Dr.Mic kanë punuar këngën "High 2".

Dhe, ata së fundmi edhe kanë realizuar videoklipin, i cili e finalizon vazhdimin e hitit të madh në "High 2".

Telegrafi e ka dëgjuar këngën dhe bëhet fjalë për një super projekt, i cili do të jetë një vazhdim i denjë i hitit "High".

Në repturë dallohet Geasy, i cili ka një tekst të ngjashëm me këngën "Ma i Madhi n'Ven II" në një interpretim shumë 'hard'.

Për më shumë, mbetet të shihet se çfarë është ky projekt. Ai do të vijë si premierë në emisionin Prive të shtunën. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment