Të mençurit e ekranit dhe skenës

17.03.2014 (komentet: 0)

Edhe pse të gjithë jemi të njoftuar për talentin e të famshmëve në punën që bëjnë në ndërtimin e karrierës së tyre, befason fakti se shumë nga ata janë të shkëlqyeshëm edhe në fusha të tjera jashtë ekranit dhe skenës.

 

Disa prej tyre madje flasin disa gjuhë, të tjerët janë të prirë për biznes, kurse ka edhe të tillë që kanë diploma nga fakultetet më prestigjioze.

Sylvester Stallone
Legjenda e filmave aksion konsiderohet si gjeniu i Hollywoodit dhe ka një koeficient inteligjence prej 160 (po aq sa Albert Einsteini).

Sharon Stone
Përveç bukurisë, divës së ekranit nuk i mungon mençuria. Për befasinë e të gjithëve, ajo është pranuar në Universitet Edinboro të Pennsylvanias kur ishte vetëm 15 vjeçe. IQ i saj është 160.

Dolph Lundgren
Ne e njohim si personazh të fuqishëm të ekranit, mirëpo Dolph Lundgren veçohet edhe për inteligjencën e tij. Ai ka diplomuar në inxhinierinë kimike në Universitetin e Sydneyt, ndërsa koeficienti i tij i inteligjencës është i ngjashëm me atë të Stallones, 160.

Madonna
Në listën e të famshmëve me koeficient të inteligjencës gjendet edhe Mbretëresha e muzikës pop. IQ i saj është 140.

Shakira
Këngëtarja kolumbiane ka akoma më shumë për të ofruar veç zërit të mirë, dukjes dhe vallëzimit. Koeficienti i saj i inteligjencës është 139.

Quentin Tarantino
Filmbërësi i famshëm, i cili ka shkruar disa nga filmat kult të Hollywoodit, nuk befason kur mësojmë se ka IQ prej 160, edhe pse nuk e ka përfunduar as shkollën e mesme.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment