Të dielën vjen "Duhet" nga Zzap & Chriss dhe Gena
28.03.2014 (komentet: 0)
Bashkëpunimi i shumëpritur nga producentët Zzap & Chriss dhe Gena do të publikohet jo më larg se të dielën si premierë.
Kënga titullohet "Duhet" dhe vjen si bashkëpunim i yllit të muzikës pop-folk dhe producentëve të shumë hiteve.
Ky projekt është punuar në muzikë të producentëve, tekst të Rozana Radit.
Videoklipin e ka punuar VissoundMedia dhe ai do të publikohet jo më larg se të dielën në ora 15:00.
Zzap & Chriss janë prej producentëve më të njohur e më të respektuar në vendin tonë, pasi janë krijues të hiteve "Fenix", "E Nxonme", "N'Prishtine" dhe shumë këngë të tjera.
/Kokaj.net/
Shto koment