Taulant Xhaka ndahet nga e dashura

09.04.2014 (komentet: 0)

Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka është ndarë nga kandidatja për ‘Miss Zvicra’ nga viti i kaluar, Dorina Podrimja.

“Gjërat nuk funksionuan. Ajo ishte pas detajeve dhe shumë xheloze. Ajo nuk e kuptoi se tani jam më i përkushtuar me Baselin, sesa me GC”, ka thënë Xhaka për Blick, transmeton Sporti1.

Problemet në lidhjen e 23-vjeçarit kishin filluar gjatë dimrit, me ç’rast bisedat janë zhvilluar për akuza të xhelozisë.

“I thash se ajo ose duhet të pranojë ritmin e ri me Baselin ose duhet të shkojë. Marrëdhënia jonë u bë shumë e vështirë”, ka shtuar ai.

Të dy kishin planifikuar fejesën këtë verë në Kosovë. Por, gjërat tani kanë përfunduar.

“E preferoj një ndarje tani, se sa me martesë e fëmijë. Tani jam beqar sërish. Tani mund të koncentrohem tërësisht në futboll”, është shprehur Taulanti.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment