Taksisti tajlandez, i tregon turistit kosovar për dajat në Zhegër (Video)

10.01.2015 (komentet: 0)

 

 

auto_metoeri-620x3301420750884

Taksisti tajlandez, ndonëse flet pak fjalë, sipas turistit që e përkthen, thotë t’i ketë disa të afërm të dajave në Zhegër të Gjilanit, të cilëve ua dërgon të fala 30 euro. Kjo është një bisedë e improvizuar e turistit kosovar Florin Shahiqit i cili, gjatë vizitës së tij në Tajlandë, ka provuar ta flasë edhe gjuhën tajlandeze.

 

Turisti nga Kosova, Florin Shahiqi, për të cilin Express ka shkruar ditën e djeshme, njihet për gallatë e qejfe. Gjatë udhëtimit të tij në Tajlandë, ai duket në dalldi të plotë derisa flet me taksistin, i cili gjithashtu duket i lumtur me klientin e tij dhe mundohet të flasë. Asnjëri-tjetrit nuk ia dinë gjuhën, por bëjnë një copë rruge bashkë dhe një bisedë shumë interesante.

Ai ka improvizuar një bisedë, pjesë të së cilës i ka përkthyer për shikuesit. Nga biseda duket që turisti kosovar e flet rrjedhshëm gjuhën tajlandeze dhe se tajlandezi, lëre që e njeh Kosovën por ka edhe disa të afërm këtu, saktësisht në Zhegër të Gjilanit.

Sipas përkthyesit, taksisti është një i pamartuar dhe i ka kushtet e këqija – edhe pse kjo duket të jetë një gallatë e përkthyesit.

Kthehu mbrapa

Shto koment