Takohen Rihanna dhe Drake, nxisin spekulime

09.03.2014 (komentet: 0)

Rihanna dhe Drake kanë nxitur spekulime se ata mund të jenë në lidhje pasi janë parë duke darkuar së bashku në Amsterdam të enjtën mbrëma.

 

Reperi i cili është momentalisht në turne në Evropë dhe ish e dashura e tij, Rihanna, kanë nxitur përsëri spekulime se mund të jenë bashkuar.

Gjithçka nisi kur Rihanna iu bashkua Drake në Paris për një performancë të pa paralajmëruar dhe që nga ajo kohë ata janë parë disa herë së bashku.

Tani ata kanë preferuar një restorant sushi me ushqim japonez për të kaluar momente të mira me njëri-tjetrin në kryeqytetin holandez.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment