Swift kërkon nga Selena të shkruajë për Bieber

17.05.2014 (komentet: 0)

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, kërkon që mikesha e saj, Selena Gomez, të ndjekë hapat e saj dhe të shkruajë këngë për lidhjet e të kaluarës, duke filluar nga Justin Bieber.

Krijuesja e hitit 'I knoë you ëere Trouble” njihet që shkruan tekste për ish aventurat e saj të dashurisë, teksa kërkon që këtë ta bëjë edhe Selena. “Taylor i ka thënë Selenas që vazhdimisht të shkruajë për të dhe të shprehë emocionet në këngë. Ajo po heziton, por ndoshta do ta bindë”, ka thënë një burim. Justin dhe Selena kanë pasur lidhje të vështirë me ndërprerje të shpeshta, teksa u ndanë për herë të fundit muaj më parë.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment