“Suus” e Ronës, në “Voice of Ukraine”
03.04.2014 (komentet: 0)
Kënga “Suus”, e Rona Nishliut ende vazhdon të jehojë nëpër skenat e shumë vendeve evropiane.
Këngëtarja kosovare la të hapur miliona teleshikues anekënd botës me zërin dhe interpretimin e saj në Evrovizionin e vitit 2012 dhe arriti të rreshtohet e katërta në renditjen përfundimtare.
Edhe pse kanë kaluar dy vite, kënga ende kujtohet nga shumë yje në ngritje të muzikës, edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Kështu, këngëtarja e re ukrainase Galina Konax në konkurrimin e saj në spektaklin ‘Voice of Ukraine’ ka interpretuar këngën e Ronës, ndërsa publiku janë mahnitur me këtë këngë.
/Kokaj.net/
Shto koment