Stresi, së shpejti me dy klipe të reja
27.03.2014 (komentet: 0)
Një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Stresi, i ka të gatshme shumë projekte, ndër ta edhe dy videoklipe që do të lansohen së shpejti.
Reperi i hiteve si "Love Story" dhe "Lambo" ka vendosur që të publikojë jo më pak se dy videoklipe.
Sipas burimeve të sigurta të Telegrafit, Stresi do të publikojë shumë shpejt videon e tij të re të një kënge solo.
Ai po ashtu ka hyrë në xhirime të një klipi tjetër që e ka në bashkëpunim me Loni Gashin dhe që tashmë është konfirmuar se e mban titullin "Crazy and Wild".
Këto projekte e rikthejnë Stresin për një verë shumë të nxehtë, e me shumë projekte.
/Kokaj.net/
Shto koment