Stresi, gati duetin me Loni Gashin

13.03.2014 (komentet: 0)

Reperi shumë i suksesshëm shqiptar, Stresi, do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim të ri, bëhet fjalë për këngëtarin shqiptar nga Londra, Loni Gashin.

Këngëtari shqiptar i zhanrit RnB, i cili është nën menaxhimin e pop yllit, Bleros, do të jetë pjesë e një dueti me Stresin, i cili do të titullohet “Crazy n’Wild”. Ishte pikërisht Blero ai që e konfirmoi bashkëpunimin në rrjetin social Instagram.

Kënga është në dy gjuhë, në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe, ndërsa bëhet fjalë për një hit potencial.

Kënga është punuar nga top producenti, Nurteel, i cili është pjesë e kompanisë Elephant dhe krijues i shumë hiteve si “ Blero - Një Moment” dhe “Afërdita Dreshaj - Superstar” dhe “Dhurata - Ama Vec Pak”.

Telegrafi mëson se projekti do të lansohet pas 10 ditësh, e nuk do të publikohet pa videoklip.

Për Loni Gashin, kjo është kënga e parë që do të lansohet në tregun shqiptar, edhe pse versioni tjetër bën pjesë në albumin e tij për tregun ndërkombëtar. Ai është shfaqur edhe më parë në emisionet e vitit të ri me Bleron me këngën “Untouchable”.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment