Stresi fyen Mc Kreshën: Shihemi në Prishtinë, kurrë më nuk do performosh në Shqipëri

11.05.2014 (komentet: 0)

Hip hop ylli nga Shqipëria, Stresi, ka publikuar një video ku ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj Mc Kreshës pasi ky i fundit duket se ka prekur në një prej këngëve të albumit të ri reperin nga Shqipëria.

Stresi fyen Mc Kreshën: Shihemi në Prishtinë, kurrë më nuk do performosh në Shqipëri (Video)

Si duket në albumin e fundit të Mc Kreshës, “Emceeclopedy” ka pasur shumë thumba drejtuar disa prej reperëve tjerë shqiptarë.

Dhe këto thumba nuk kanë kaluar mirë te Stresi. Reperi nga Shqipëria ka reaguar me anë të një video, ku ka plasuar fyerje të rënda në drejtim të Mc Kreshës.

Ai gjatë videos ia kujton një incident ku Stresi thotë ta ketë rrahur reperin nga Mitrovica para atëkohë të dashurës së tij, Rozanës.

Stresi ka paralajmëruar se të dielën në mbrëmje do të qëndrojë në Prishtinë, dhe se në mëngjes të hënën do ta presë Mc Kreshën në një prej lokaleve në Prishtinë.

Më tutje gjatë videos Stresi paralajmëron Mc Kreshën se për fjalët e drejtuara ndaj tij do të pësojë shumë keq, aq sa nuk do të mund të performojë më në Shqipëri.

Ky është konflikti më i ri në skenën e hip hopit shqiptar, konflikt i cili tash e sa kohë ka kaluar në mënyrë paqësore me anë të thumbimeve nëpër projekte muzikore, por që si duket sërish mund të eskalojë, me reperin nga Shqipëria që preferon sqarimin sy më sy dhe veprat para fjalëve.

Stresi pritet të lansojë shumë shpejt albumin e tij të ri “Stresinho”, i cili tashmë është përfunduar dhe është punuar në disa prej studiove më të fuqishme shqiptare.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment