Soni ndahet nga Mirko?

28.02.2014 (komentet: 0)

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, duket se ka vendosur t’i japë fund dashurisë me valltarin italian, Mirko Luccarrelli.

Soni ndahet nga Mirko?

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, duket se ka vendosur t’i japë fund dashurisë me valltarin italian, Mirko Luccarrelli.

Soni, e cila ka tash e sa vjet që është në romancë me valltarin italian, madje ka jetuar me të në Spanjë për një kohë.

Por, burimet e Telegrafit besojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre shumë të lumtur e të përfolur nëpër media.

Nuk dihen arsyet pse çifti mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri prej tyre nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Soni dhe Mirko janë prindë të vajzës së vogël, Anës.

Pergaditi: I.Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment