Smith dhe djali i tij, aktorët më të këqij të vitit

03.03.2014 (komentet: 0)

Will Smith dhe djali i tij, Jaden, janë “nderuar” me çmimet kryesore në ceremoninë e 34 të Razzie Awards

Smith dhe djali i tij, aktorët më të këqij të vitit

15-vjeçari Jaden ka pasur rolin kryesor në filmin “After Earth”, ndërkohë që babai i tij ka luajtur në rol dytësor dhe të dy kanë fituar “Mjedrën e Artë”, si aktorët me performancat më të këqija të vitit.

Filmi më i keq është shpallur komedia “Movie 43”, ku janë paraqitur edhe emra të njohur, si Kate Winslet, Halle Berry, Richard Gere e Hugh Jackman. I njëjti film ka pasur edhe regjinë dhe skenarin më të keq.

Edhe pse kishte më së shumti nominime, filmi i Adam Sandlerit, “Grown Ups 2”, nuk e fitoi asnjë “shpërblim”.

Një çmim i takoi edhe të famshmes Kim Kardashian, e cila u shpall aktorja më e keqe në rol dytësor (“Temptation: Confessions of a Marriage Counselor”)

Pergaditi: Isa Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment