Shumë urime për Vedatin!

11.05.2014 (komentet: 0)

Legjendari i “Stupcave”, Vedat Bajrami, mbrëmë përfundimisht i ka dhënë fund beqarisë. Ai u martua me të dashurën e tij Allmira Mullabazi.

Shumë urime për Vedatin!

Dasma e tyre ishte mjaft madhështore ku ishin të pranishëm thuajse e gjithë estrada e Kosovës.

Fotografi nga dasma e Vedatit dhe Allmirës vetëm kanë filluar të publikohen në rrjetet sociale, por me siguri me shumë do shohim në ditët në vijim. 

Telegrafi mëson se bashkëshortja e Vedatit vjen nga qyteti i Rahovecit dhe vjen me të nga një lidhje afatgjate tash e sa vjet. 

Ndryshe, qifti e ka zyrtarizuar fejesën në qytetin e Vlorës, në një ditë të veçantë, më 28 Nëntor, në ditën e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment