Shpat Kasapi falënderon festivalin "Kënga ime"
01.05.2014 (komentet: 0)
Edhe pse gjysmën e karrierës e ka zhvilluar në Kosovë, si duket këngëtarit Shpat Kasapit nuk i pengoi ardhja e Zdravko Coilicit në festivalin ‘Kënga Ime.
Edhe pse u bojkotua ky festival nga shumë kolegë të tij nga Kosova, duket se ky fakt nuk e ka penguar aq shumë vet Shpatin, shkruan Tribuna.
Ai disa ditë me parë në ‘Twitter’ ka thirrur fansat e tij që ta ndiqnin atë natë kur ai do të performonte, ndërsa pas disa ditësh ka shkruar prapë në ‘Twitter’ duke treguar se këngët që ai i ka kënduar tashmë janë në ‘Youtube’.
E pos kësaj nuk ka harruar të falënderoj shumë organizatorët e këtij festivali.
"Këngën ‘Do të dua’ dhe ‘Lake pupulake’ e keni tashmë në ‘Youtube’ nga kanali i festivalit ‘Kënga ime’. Një falënderim të veçante festivalit !!’’ ka shkruar Shpati në faqen e tij zyrtare në Twitter.
/Kokaj.net/
Shto koment