Shakira: Pique nuk më lejon të bëj klip me meshkuj

10.03.2014 (komentet: 0)

Futbollisti i Barcelonës Gerard Pique është shumë fanatik, dhe nuk e lejon që gruaja e tij, me të cilën ka një djalë, të bëj video me meshkuj.

 

Po pra, ndodh edhe kjo. Këngëtarja seksi dhe me famë botërore, Shakira, ka një arsye pse zgjodhi të bashkëpunojë më Rihanën në këngën e tyre “ Cant remember to forget you”. 

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja kolumbiane për ‘Billboard’.

“Është shumë fanatik dhe meqë nuk më lë të bëj video me meshkuj, bëj me femra tani. Nuk ka më asnjë shans të bëj videoklipe siç bëja më parë dhe kjo gjë më pëlqen", ka thënë Shakira.

Ajo ka shtuar se po i pëlqën ky fakt, pasi që sipas saj në këtë mënyrë ai po e mbron dhe vlerëson atë.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment