Shakira, më e popullarizuara në Facebook
24.03.2014 (komentet: 0)
Këngëtarja kolumbiane, Shakira, udhëheq me numrin e njerëzve që e kanë pëlqyer faqen e saj në Facebook.
Mbi 86.6 milionë pëlqime ka faqja e saj zyrtare në rrjetin më të madh social (në momentin kur po e publikojmë këtë artikull).
Pas 37-vjeçares renditet Rihanna, kurse vendi i tretë i takon Eminemit.
Në top-dhjetëshe gjendet edhe futbollisti portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili aktualisht ka mbi 76.2 milionë pëlqime në faqen e tij.
“Nuk mund t’u falënderoj sa duhet për mbështetjen tuaj. Jam aq e lumtur që ju kam”, ka shkruar mes tjerash Shakira kur ka kuptuar se faqja e saj është më e ndjekura në Facebook.
/Kokaj.net/
Shto koment