Shakira hap një shkollë në Kolumbi

26.02.2014 (komentet: 0)

Shakira ka qëndruar të hënën në vendlindjen e saj Kolumbi për të hapur një shkollë që u themelua nga fondacioni i saj bamirës.

Këngëtarja vuri gurthemelin e ndërtesës së shkollës në vitin 2011 dhe tash shkolla është e gatshme për mësim që do të fillojë në mars të këtij viti.

Kjo është shkolla e gjashtë e ndërtuar nga fondacioni i krijueses së hitit “Hips Don't Lie”.

Shkolla ka kapacitet për 1.700 nxënës dhe përmban 49 klasa, një bibliotekë, një sallë dhe zonë sportive.

Projekti ka kushtuar 7.8 milionë dollarë

Përgaditi :Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment