Shakira, fanse e Coldplay

14.05.2014 (komentet: 0)

Ylli kolumbian, Shakira, është një fnase e flaktë e bendit Coldplay dhe pohon se frontmeni Chris Martin është prej këngëtarëve meshkuj të saj të preferuar.

Krijuesja e hitit “Can't Remember to Forgett You” e cila është inspiruar nga yje të ndryshme në të kaluarën, i pëlqen të dëgjojë grupin Coldplay, sidomos hitin e tyre “My Place”. “Chris Martin është një prej zërave më të pëlqyer nga këngëtarët meshkuj, është aq emotiv, është aq i sinqertë”, theksoi Shakira. Ajo shtoi se nuk shkarkon këngë të artistëve të saj të preferuar, por i regjistron nga televizioni në mënyrë që të shtojë idetë për këngët e atë ardhmes.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment