Rrjedh kënga e re e Erës, “E dehun”

16.05.2014 (komentet: 0)

Pak ditë para publikimit të videoklipit të ri të Era Istrefit, ka rrjedhur në mënyrë ilegale në internet kënga e saj e re si audio version.

Trendi i publikimit të këngëve pa lejen e autorëve duket se po vazhdon. Kështu ndodhi tani me Era Istrefin, kënga e të cilës “E dehun” është publikuar vetëm si audio në YouTube. Videoklipi është gati, por do të publikohet së shpejti dhe me këtë rast është pritur të zbulohet edhe kënga. Kënga është punuar nga Mixey, i cili figuron edhe si bashkpuntori kryesor i kësaj kënge.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment